Gjelbrim Taipi është lojtari më i ri i FC Prishtina. Fituesja e Kupës së Kosovës në futboll, të mërkurën zyrtarizoi afrimin e 32-vjeçarit nga Tërnoci, duke shtuar përvojë dhe kreativitet në repartin e mesfushës.

Mesfushori me tipare sulmuese së fundi ishte pjesë e Partizanit të Tiranës, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Kukësin, duke lënë gjurmë në futbollin shqiptar.


Karrierën ndërkombëtare e ka ndërtuar në Zvicër, ku ka qenë pjesë e klubeve si Grasshopper, Wil, Schaffhausen, St. Gallen dhe Winterthur.

Po ashtu ka pasur një periudhë të suksesshme edhe me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa hapat e parë i bëri te skuadra e vendlindjes, Tërnoci.

Taipi numëron dy paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës dhe pritet të jetë një shtyllë e rëndësishme në synimet e Prishtinës për sezonin e ri. /Telegrafi/

telegrafi sport app