Klubi nga Podujeva, Llapi ka bërë edhe një transferim të ri, pasi ka zyrtarizuar sot (e mërkurë) lojtarin nga Shqipëria, Eglentin Gjoni.

Me të përfunduar sezoni i rregullt në Ipko Superligën e Kosovës në futboll, Llapi ka filluar të mendoj për sezonin e ri.


Pas disa rinovimeve të kontratave me lojtarët kryesor dhe rikthimit të Edon Zeqirit, “Legjendat” kanë bërë edhe një transferim të ri.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin nga Shqipëria, Eglentin Gjoni, i cili vjen si përforcim i ri dhe sot gjatë ditës ka nënshkruar kontratë me Llapin.

Është vet klubi llapjan që me anë të faqeve zyrtare ka konfirmuar nënshkrimin e kontratës njëvjeçare me Gjonin.

Llapi në postimin e tyre ka treguar edhe të dhënat e lojtarit dhe një biografi të shkurtër. /Telegrafi/

telegrafi sport app