Chelsea ka njoftuar se ka bërë shumë ndryshime në bordin drejtues të klubit.
Përmes një njoftimi, klubi londinez ka bërë të ditur se Marina Granovskaia është larguar nga “Stamford Bridge”.
“Klubi i Futbollit Chelsea njoftoi sot një seri emërimesh në Bordin e tij të Drejtorëve dhe ndryshime të tjera drejtuese”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.
“Si kujdestarë të Chelsea FC, ne tani fillojmë të zbatojmë vizionin dhe planin tonë afatgjatë për klubin, duke krijuar një përvojë të jashtëzakonshme për tifozët e tij pasionantë, besnikë dhe duke vazhduar të sfidojmë për nderimet kryesore në përputhje me historinë e dekoruar të Chelsea FC”, ka deklaruar Todd Boehly. “Duke punuar së bashku, krah për krah, ne jemi të vendosur fort për të fituar, si brenda dhe jashtë fushës. Për ne, kjo përpjekje ka filluar”.
“Ndërsa fillon epoka e re e pronësisë së Boehly-Clearlake, ne jemi të ngazëllyer për të ndërtuar një organizim kampionati dhe për të rritur Chelsea FC si një platformë globale”, dolën me deklaratë të përbashkët Behdad Eghbali dhe Jose E. Feliciano. “Ne mezi presim të mbështesim Thomas Tuchel, Emma Hayes dhe ekipet e tyre dhe do të ofrojmë mbështetje proaktive dhe të pandërprerë për t’i bërë krenarë tifozët besnikë të Chelseat dhe partnerët tanë.”
Boehly është emëruar kryetar i bordit të Chelseat. Anëtarët e tjerë të bordit të konfirmuar të klubit përfshijnë:
- Behdad Eghbali dhe Jose E. Feliciano, bashkë-pronarët kontrollues të Chelsea FC, dhe bashkëthemeluesit dhe partnerët menaxhues të Clearlake Capital
- Mark Ëalter, bashkëpronar i Chelsea FC, bashkëthemelues dhe drejtor gjeneral i Guggenheim Partners, pronar i Los Angeles Dodgers, Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Sparks
- Hansjörg Wyss, bashkëpronar i Chelsea FC, themelues i Fondacionit Wyss
- Jonathan Goldstein, bashkëpronar i Chelsea FC, bashkëthemelues dhe drejtor gjeneral i Cain International
- Barbara Charone, drejtor dhe bashkëthemelues i MBC PR
- Lord Daniel Finkelstein OBE, kolumnist dhe ish-redaktor ekzekutiv i The Times
- James Pade, partner dhe drejtor menaxhues i Clearlake Capital
Njoftimi përfshin largimin e Marina Granovskaia. Boehly do të funksionojë si drejtor i përkohshëm sportiv derisa klubi të emërojë një zëvendësues me kohë të plotë, duke vazhduar punën e klubit drejt objektivave të tij gjatë afatit kalimtar aktual. Granovskaia kanë rënë dakord që ajo do të mbetet në dispozicion të Boehly dhe klubit për kohëzgjatjen e afatit kalimtar aktual, në masën që kërkohet për të mbështetur tranzicionin.
“Falënderojmë Marinën për shërbimin e saj të shkëlqyeshëm për shumë vite ndaj klubit dhe i urojmë të gjitha të mirat në sipërmarrjet e saj të ardhshme”, shtoi Boehly. /Telegrafi/
Chelsea Football Club has today announced a series of appointments to its Board of Directors and other leadership changes. ⤵️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) June 22, 2022
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

Mbyllet dueli i tetë golave: Atletico Madridi tronditi Barcelonën në sekondat e fundit

Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe