LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Juventusi shkëput kontratën e Paul Pogbas

Zyrtare: Juventusi shkëput kontratën e Paul Pogbas

Juventusi ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se kontrata e Paul Pogbas është shkëputur dhe që tani ai është i lirë të transferohet diku tjetër.

“Juventus dhe Paul Pogba njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për shkëputjen e kontratës së tij. Klubi i dëshiron Paulit më të mirën për të ardhmen e tij profesionale”, thuhej mes tjerash në njoftimin e klubit italian.

Reprezentuesi francez dështoi në një test për doping në gusht të vitit të kaluar, pasi kaloi tërë ndeshjen në bankën rezervë ndaj Udineses në Serie A.


Muajin në vijim, ai ishte suspenduar, në mënyrë që të mos lejohet të stërvitet më gjatë me ekipin e parë të Juventusit.

Ai më pas u dënua me katër vite moslojë disa muaj më vonë, dënim ky që më pas u reduktua në vetëm 18 muaj.

Kjo do të thotë se Pogba mund të rikthehet sërish në aksion në mars të vitit të ardhshëm, por ai nuk ishte më pjesë e planeve të ‘Zonjës së Vjetër’, kështu që ‘Biancorenët’ hapën bisedimet për shkëputjen e kontratës së tij.

Dy palët tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe dita e fundit e Pogbas si lojtar i Juventusit do të jetë data 30 nëntor i këtij viti.

Pogba ishte rikthyer për herë të dytë tek Juventusi në verën e vitit 2022, sidoqoftë, ai hasi në vështirësi shkaku i lëndimeve para se të dështonte në testin për doping, duke arritur që të luante në vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori