Zyrtare: Ibrahim Dresevic nën urdhrat e Andrea Pirlos te Fatih Karagumruk

Fatih Karagumruk ka njoftuar se ka arritur të transferojë Ibrahim Dresevicin.
Reprezentuesi i Kosovës në edicionin e ri do të luajë në Superligën e Turqisë, derisa do të ketë shansin e artë që të zhvillohet edhe më shumë si lojtar.
Ky shans i madh i vije Dresevicit, pasi pak javë më parë, Fatih Karagumruk ka punësuar Andrea Pirlon si trajnerin e tyre të ri.
Lojtari 25-vjeçar tashmë është prezantuar në fanellën e skuadrës turke, e që do t’i fillojë përgatitjet për sezonin e ri.
Futbollisti i kombëtares kosovare deri më tani luante për skuadrën e njohur holandeze Herenveen.
Qendërmbrojtësi u transferua në Turqi si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me ekipin aktual. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































