Klubi nga Drenasi, Feronikeli ’74 ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Granit Begollit si trajner të ri të ekipit.

Drenicasit i ndanë rrugët me Granit Dervishollin para disa ditësh, por nuk kanë qëndruar duarkryq dhe shpejt kanë gjetur zëvendësuesin.


Bëhet fjalë për ish-trajnerin e tyre, Granit Begolli, i cili është kthyer në drejtimin e skuadrës nga “Rexhep Rexhepi”.

Është vet faqja zyrtare e klubit e cila ka njoftuar për emërimin e Begollit, ndërsa pjesë e stafit të tij do të jetë edhe Arsim Tërshani.

“FC Feronikeli 74 njofton me kënaqësi rikthimin e trajnerit Granit Begolli në krye të ekipit tonë”.

“Granit Begolli, trajneri i njohur që na ka udhëhequr drejt inkuadrimit në Superligë, rikthehet sërish në bankinën e klubit tonë për të vazhduar me tutje. Ai është një emër i dëshmuar në futbollin kosovar, me eksperiencë si trajner te klubet: Liria, Vushtrria, Suhareka, Vëllaznimi e të tjera”.

“Në të njëjtën kohë, ekipi ynë teknik përforcohet edhe me trajnerin Arsim Tershani.

“Ky është një hap i rëndësishëm për FC Feronikeli 74, duke fuqizuar shtabin teknik me profesionalizëm, përvojë dhe vizion për sukses”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

telegrafi sport app