Zyrtare: Gerrard, trajner i ri i Rangers
Skuadra skoceze, Glasgow Rangers ka zyrtarizuar legjendën angleze, Steven Gerrard si trajner të ri të skuadrës.
Gerrard u përfol që do të marrë detyrën e trajnerit të Rangers dhe tanimë kanë ardhur edhe konfirmime se është bërë trajner kryesor i skuadrës së parë.
Legjenda angleze është zyrtarizuar gjatë ditës si trajner i ri i skuadrës së madhe skoceze, Rangers.
Është vet klubi skocez që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me ish-kapitenin e Liverpoolit.
"Rangers janë të lumtur të konfirmojnë se Steven Gerrard ka pranuar të bëhet trajner i ri i klubit tonë".
"Ish-kapiten i Liverpoolit dhe Anglisë do të bashkohen me klubin skocez këtë verë në një marrëveshje katërvjeçare", thuhet në komunikatën e klubit skocez.
Klubi skocez nuk ka zbuluar tjera gjëra, por sipas mediave Gerrard thuhet se ka zgjedhur edhe ndihmësin e tij, i cili mendohet se do të jetë Gary McAllister.
Ndryshe, kjo do të jetë pozita e parë menaxhuese e Gerrardit në kohë të plotë. Ai kishte shërbyer si trajner i Akademisë së Liverpool që nga prilli i vitit të kaluar. /Telegrafi/





























