Llapi ka bërë goditjen më të madhe këtë afat kalimtar të verës në futbollin kosovar.

Fituesit e Kupës së Kosovës kanë fituar garën për të nënshkruar me sulmuesin nga Shqipëria, Gerhard Progni.


Progni deri më tani ishte pjesë e Gjilanit, por u largua dhe ishte në bisedime me disa skuadra.

287053636 10159859430097243 5576506025785161100 n

Ish-anëtari i Partizanit, Dinamos së Tiranës, Skënderbeut e Tetuës ka nënshkruar kontratë një vjeçare me llapjanët pas tri viteve të kaluara te Gjilani.

Njoftimi i plotë i Llapit:Mirësevjen Gerhard Progni Fanellën e Llapit do ta vesh edhe golashënuesi më i mirë i Superligës, Gerhard Progni KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni. Progni tek Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës. Sulmuesi i krahut të djathtë në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Partizani, Dinamo, Skënderbeu dhe Teuta. Progni tek Llapi vie si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës. Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin e futbollistëve. Vazhdojmë PROGNI

285669188 10159859430167243 8141829538209765366 n

telegrafi sport app