LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Belica nënshkrua me Prishtinën

Zyrtare: Belica nënshkrua me Prishtinën

FC Prishtina ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Egzon Belica.

Belica është futbollist me shumë përvojë dhe në katër vitet e fundit me shumë suksese te Partizani i Tiranës, me të cilën e ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

32-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me skuadrën “bardhekaltër”.


Belica në karrierën e tij ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë Veriore, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni.

Futbollisti nga Struga shprehet i lumtur për faqen zyrtare të klubit që është bërë pjesë e Prishtinës.

“Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme”.

“Synimet në një klub si Prishtina janë çdo herë maksimale. Duhet luftuar për secilin kompeticion në të cilin skuadra merr pjesë”.

“Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit. Premtimet jepen dhe duhet të mbahen. Jo vetëm unë, mirëpo e gjithë skuadra duhet dhënë 100 përqind nga vetja për arritjen e objektivave”, ka thënë Belica. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori