Atdhe Grajqevci ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me Llapin, duke treguar edhe një herë projektin afatgjatë të klubit. Mesfushori 21 vjeçar vjen nga Drenica, ku ka luajtur në gjashtë muajt e fundit.“Atdhe Grajqevci, 21 vjeç, i lindur më 22.11.1998 në Kastriot. Është mesfushor qendre, por mund të luaj edhe si mesfushor defanziv si dhe mesfushor ofanziv”.

82522213 10157804297497243 517880310373810176 o“Grajqevci ka qenë pjesë e Prishtinës, KEK-ut, e së fundmi Drenicës. Po ashtu ka mbrojtur me sukses ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në kategoritë e reja”, thuhet në njoftimin e klubit.


Llapi deri tani i ka zyrtarizuar Jasmin Raboshtën, Egzon Krasniqin dhe Nertil Hoxhajn. /Telegrafi/
telegrafi sport app