Klubi anglez ka siguruar shërbimet e mesfushorit suedez pas marrëveshjes së arritur me klubin që e pronëson, Spartak Moska.

Arsene Wenger fillimisht deshi ta transferonte mesfushorin e Schalkes, Julian Draxler, por ky transfer dështoi në ditën e fundit të afatit kalimtar, ashtu që ai u desh të kërkonte alternativë.


“Kim Kallstrom është një lojtar me përvojë të madhe. Ai është një mesfushor me kualitet të dëshmuar në nivel klubi dhe me kombëtaren. Ne i urojmë mirëseardhje Kimit te Arsenali”, ka deklaruar Wenger.

“Arsenali është një klub mahnitës me lojtarë të shkëlqyer dhe një trajner, i cili ka punuar shumë mirë këtu për shumë vite. Jam i lumtur që vij këtu të mësoj sa më shumë që mundem. Jam këtu të jap më të mirën për Arsenalin dhe t’i ndihmoj skuadrës që të arrijmë rezultate të mira në pjesën e mbetur të sezonit”, ka deklaruar Kallstrom.

Para se të kalonte në Rusi, Kallstrom ka luajtur për gjashtë vite (2006-2012) në Ligue 1, te Lyoni.

Me këtë përforcim, Topçinjtë do të shpresojnë të mbajnë gjallë shpresat për titull dhe të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app