LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare, arrin Nissani i ri Z

Zyrtare, arrin Nissani i ri Z

Qysh në shtator të vitit të kaluar kemi pasur rastin ta shohim Z Proto, pasuesin e modelit 370 Z dhe është paralajmëruar se ndoshta do të mund të quhet 400 Z, por Nissan ndërroi mendje dhe tani kjo coupe sportive do të quhet Z.

Kjo veturë e Nissan është e gjatë 4382 mm, e gjerë 1849 dhe e lartë 1311, që do të thotë se është paksa më i gjatë, i gjerë dhe i lartë sesa 370 Z, transmeton Telegrafi.

Ka rrota prej 18 dhe 19 inç, e brenda e veturës është modernizuar dukshëm me materiale më cilësore, lëkurë dhe instrument tabelë digjitale prej 12 inçëve, Android Auto, Apple CarPlay…


Veturën e vë në lëvizje motori i huazuar nga Infinity, Q60 Res Sport 400, përkatësisht ai me 3.0 litra twin-turbo V6 që prodhon 400 kuaj-fuqi, e fuqia shpërndahet nëpër rrota falë ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi apo atij automatik me nëntë shpejtësi.

Sa i përket çmimit, nuk është bërë e ditur shuma që pritet ta ketë ky mjet qe do të fillojë të shitet gjatë pranverës së vitit të ardhshëm. Megjithatë disa media raportojnë që Nissan Z do të kushtojë 40.000 dollarë. /Telegrafi/