Zyrtare: Armando Dobra ka nënshkruar kontratë të re me Ipswich Townin

Mesfushori shqiptar i talentuar, 19-vjeçari Armando Dobra ka arritur një marrëveshje të re me klubin Ipswich Town deri në verën e vitit 2023.
Lojtari që ka dal nga Akademia e këtij klubi është përfshirë në skuadrën e parë për pjesën më të madhe të sezonit dhe ka shënuar që në debutimin e tij gol në humbjen ndaj Luton në Kupën Carabao në gusht.
Ai ka bërë tetë paraqitje për Blues në këtë edicion.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë për U19, është ftua edhe nga Shqipëria U21 për herë të parë në kualifikimin e tyre të Kampionatit Evropian.
Ai ka pasur të debutojë ndaj Kosovës në fund të marsit, por ndeshja u shty për shkak të pandemisë Covid-19. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
20/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































