Zyrtare: Albian Ajeti kthehet në kampionatin zviceran (Foto)

Albian Ajeti është kthyer në Superligën e Zvicrës, pasi skuadra e tij, Augsburgu e ka huazuar për një sezon te St. Galleni.
Sulmuesi 19-vjeçar nga Kosova është rritur te Baseli dhe në janar të këtij viti u transferua për 1 milion euro tek Augsburgu, por nuk pati hapësira në ekipin e parë gjerman.
Për këtë shkak, klubi gjerman ka vendosur ta huazojë, për t’i dhënë minuta, pasi në Bundesligë e ka tepër të vështirë të luajë rregullisht kur dihet edhe konkurrenca.

Nga
Telegrafi
31/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































