Zyrtare: Al Nassr shkarkon Rudi Garcian, raportohet për marrëdhënie të tensionuar me Cristiano Ronaldon

Al-Nassr ka njoftuar se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje reciproke, por sipas raportimet të mediave, ai kishte një marrëdhënie të tensionuar me Cristiano Ronaldon.
Një barazim pa gola kundër Al Feiha të dielën bëri që Al-Nassr të humbasë pikët në raport me liderët e ligës Al-Ittihad, kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për të përfunduar sezonin.
Garcia, i cili iu bashkua klubit në qershor, është zëvendësuar nga trajneri U-19, Dinko Jelicic.
“Al-Nassr mund të njoftojë se trajneri Rudi Garcia është larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme”.
“Bordi dhe të gjithë në Al-Nassr dëshirojnë të falënderojnë Rudin dhe stafin e tij për punën e tyre gjatë tetë muajve të fundit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































