LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i lartë i Hamasit: Jemi të gatshëm të njohim Izraelin për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Zyrtari i lartë i Hamasit: Jemi të gatshëm të njohim Izraelin për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Një zyrtar i lartë i grupit militant palestinez Hamas, Mousa Abu Marzouk, tha se mund ta njohin Izraelin si shtet në mënyrë që t’i japë fund ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Marzouk e deklaroi këtë në një intervistë për portalin Al-Monitor, duke theksuar se njohja e shtetit izraelit është qëndrim zyrtar i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO). Sipas tij, izraelitët meritojnë të drejta, por jo në kurriz të të tjerëve.

Ushtarët izraelitë sulmuan një xhami në Jenin: Prishën inventarin dhe kryen lutje hebraike
Lexo po ashtu Ushtarët izraelitë sulmuan një xhami në Jenin: Prishën inventarin dhe kryen lutje hebraike

Gazeta izraelite Jerusalem Post shkruan se Hamasi, si në botën arabe ashtu edhe më gjerë, ishte nën presion për shkak të konfliktit që pasoi më 7 tetor, kur sulmoi Izraelin.


Intervista me Marzouk u zhvillua pak para se kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh, të thoshte në një fjalim televiziv se çdo marrëveshje në Gaza pa Hamasin është një mashtrim.

“Jemi mësuar me të tilla": Rrëfimi i mjekëve në një spital të Gazës që punojnë ndërsa dëgjojnë dhjetëra sulme ajrore në ditë
Lexo po ashtu “Jemi mësuar me të tilla": Rrëfimi i mjekëve në një spital të Gazës që punojnë ndërsa dëgjojnë dhjetëra sulme ajrore në ditë

“Ne jemi të hapur për të diskutuar çdo ide apo iniciativë që mund t’i japë fund agresionit (izraelit) dhe hap derën për tu marrë me çështjet dhe zgjidhë problemet, si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Rripin e Gazës”, tha Haniyeh.

PLO e njohu Izraelin pas arritjes së Marrëveshjes së Oslos në vitin 1993, por Hamasi refuzon ta njohë këtë shtet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori