Zyra Kombëtare e Auditorit përmes raportit “Sistemi i përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike, termike dhe atyre të ujësjellësit”, ka nxjerr në pah se gjatë përcaktimit të tarifave autoritetet e pavarura dhe përgjegjëse për përcaktimin e tarifave nuk kanë arritur të sigurojnë transparencë të mjaftueshme si dhe vendosje plotësisht të drejtë dhe të saktë të tarifave.
Zëvëndësauditorja e përgjithshme, Vlora Spanca ka thënë se rregullatorët kanë arritur rezultate të mira në dizajnimin e procesit të metodologjisë të përshtatshme për përcaktimin e tarifave duke u bazuar në rregullore dhe procedura sipas të cilave zbatohen tarifat për shërbime publike.
Raporti thotë se Autoriteti Rregullativ për Shërbimet e Ujit (ARRU) dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), përcaktimin e tarifave të shërbimit të ujit, energjisë elektrike dhe ngrohjes nuk e ka bërë në përputhje me shpenzimet reale.
“Përkundër progresit të arritur auditimi ka përfunduar se ka disa mangësi që ndikojnë në saktësinë e tarifave të aprovuara dhe rrezikojnë që tarifat të mos jenë drejtë të përcaktuara. Pavarësisht dizajnit të mirë të procesit për përcaktimin e tarifave, ky dizajn nuk është inkorporuar siç duhet në procesin tarifor. Rregullatorët dhe ofruesit e shërbimeve publike nuk kanë zhvilluar ndonjë proces të identifikimit të sasisë së konsumuar nga konsumatorët të cilët janë liruar nga pagesa e këtyre shërbimeve publike. Struktura tarifore përveç sasisë volumentirike të shërbimeve të ujit dhe energjisë elektrike e ngarkon konsumatorin edhe me tarifa fikse. Sistemi ekzistues nuk ka siguruar se tarifat janë përcaktuar siç duhet”, tha Spanca.
Nga ky raport del se rregullatorët kanë aprovuar nivel më të lartë të borxhit të keq sesa që është borxhi i keq real i ofruesve të shërbimeve.
Ndërsa, udhëheqësi i ekipit të këtij raporti, Fikret Ibrahimi i cili i prezantoi disa nga të gjeturat tha se përfituesit e ndihmës sociale nuk janë kompensuar për shërbimet që i kanë marr nga ujësjellësi dhe energjia termike, ndonëse me ligj ato janë të liruara nga këto pagesa.
“Përfituesit e ndihmës sociale të cilët nuk janë kompensuar për shërbimet e ujësjellësit dhe energjisë termike të cilët në parim sipas legjislacionit në fuqi do të duhej të ishin liruar nga pagesa për shërbimet e pranuara. Zyrat Rregullatore nuk ka mundur të dëshmojnë nëse ka ndonjë dyfishim të kostove nga kategoritë sociale duke reflektuar drejtpërdrejtë në tarifat e paguara nga konsumatorët e rregullt”, tha ai.
Madje sipas raportit ofruesit e shërbimeve të ujit dhe energjisë termike kanë faturuar këto shërbime pa njehsorë për matje të sasisë së shërbimeve të ofruara gjë që ka ndikuar që konsumatorët të ngarkohen për sasi të cilën nuk duhet saktë se sa ka qenë e konsumuar.
“Aplikimi mandator i tarifave fikse pa një analizë të argumentuar mirë është konsideruar nga auditorët se është një ngarkim se konsumatorët të shërbimeve publike përveç tarifës volumeterike të konsumit, të obliguar për këtë tarifë, detyrohen që të paguajnë edhe tarifën fikse pa e argumentuar me ndonjë analizë e cila do të duhej të përsëritej dhe të argumentonte qartë vendosjen e kësaj tarife. Ofruesit e shërbimeve të ujit dhe energjisë termike kanë faturuar për shërbime publike pa njehsorë për matje të sasisë së shërbimeve të ofruara gjë që ka ndikuar që konsumatorët të ngarkohen për sasi të cilën nuk dihet saktë se sa ka qenë e konsumuar”, theksoi Ibrahimi.
Periudha e auditimit për përcaktim të tarifave të energjisë elektrike, termike dhe atyre të ujësjellësit përfshinë gjetjet nga viti 2016-2018.
Zyra e Auditorit të përgjithshëm lidhur me “Sistemin e përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike, termike dhe atyre të ujësjellësit” ka rekomanduar që llogaritja e shërbimeve publike të bëhet sipas harxhimeve reale, saktë dhe drejtë, metodologjia e aplikuar për përcaktimin e trafikove të jetë uniformë për të gjitha kompanitë e shërbimeve përkatëse, e orientuar në drejtim të motivimit të kompanive për përmirësimin e performancës së tyre, përcaktimi i kostove operative, kostove kapitale dhe koeficienteve të tjerë të rëndësishëm financiar të aprovohet bazuar në analiza përkatëse dhe të dokumentuara me sqarime të mjaftueshme dhe të qarta. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët