LAJMI I FUNDIT:

Zynga, edhe një lojë për rekorde në Facebook

Zynga, edhe një lojë për rekorde në Facebook

Loja strategjike, Empires & Allies, është lojë e re në të cilën përdoruesit grumbullojnë resurse, krijojnë ushtri dhe më pas e shtrijnë mbretërinë e tyre virtuale.

Krijuesi i lojës, kompania Zynga, qëndron prapa lojërave më të famshme në Facebook, si FarmVille, CityVille, MafiaWars dhe të tjerave të cilat luhen në rrjet social.

Tani është radha e Empire & Allies të krijojë famën e saj dhe të hyjë në rangun e njëjtë me lojërat tjera të këtij produksioni interaktiv.

Empires & Allies mund të konsiderohet si projekti më ambicioz i kompanisë Zynga, e cila e përshkruan lojën e re, si “CityVille me rrezik”.


Në këtë lojë bëhet fjalë për një betejë strategjike, në të cilën është e nevojshme të mblidhen resurse për të ndërtuar ushtrinë vetanake, për t’u mbojtur nga sulmet që vijnë nga ushtritë armike, ndërsa ata që fitojnë krijojnë edhe perandoritë e tyre. Ide interesante, dhe lojë që premton shumë famë për vete dhe për kompaninë Zynga. / Telegrafi /