Mesfushori i Kosovës, Zymer Bytyqi ka debutuar si është më së miri në aspektin individual te skuadra e tij e re, Konyaspor.

Konyaspor u mposht në udhëtim te Karagumruk me rezultat të ngushtë 2-1 në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Turqisë.


Megjithatë, edhe pse ekipi humbi, ky ishte një debutim pozitiv për mesfushorin nga Kosova, Zymer Bytyqi.

Mesfushori nga Kosova hyri në lojë vetëm në minutën e 75-të dhe arriti të lë gjurmë pas vetëm nëntë minutave lojë.

Bytyqi arriti të debutojë me asistim, pasi në minutën e 84-të pasojë saktë për Marko Jevtovic, i cili shënoi për 2-1.

Vlen të theksohet se Bytyqi vetëm para disa ditësh kompletoi transferimin e tij te skuadra nga Superliga Turke. /Telegrafi/

https://twitter.com/golvideolari_2/status/1348242154653687810

telegrafi sport app