Investimet e huaja vazhdojnë me trendin e rënies. Kjo vjen si pasojë e mos realizimit të planeve që Qeveria i kishte në fillim të vitit paraprak, por edhe të rritjes së korrupsionit dhe jostabilitetit politik. Deri në shtator të vitit 2016, arritën vlerën prej 182.3 milionë euro, që paraqet një rënie prej gati 100 milionë euro më pak, krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit 2015.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë për KosovaPress se më marrjen e mandatit kanë bërë shumë punë duke u munduar që të krijojnë ambient sa më të favorshëm për bizneset. Sipas saj, nga analizat që janë bërë, ka dal që Kosova ka burokraci dhe mungesë të ligjit për investime strategjike. Ajo ka treguar pse kanë ardhur deri tek dështimi i projekteve të mëdha.
“Ne kemi pa se ku kemi mangësi të shumë çështjeve që i kemi adresuar dhe njëra prej tyre ka qenë procedurat . Mosmundësia që të negociohet drejtpërdrejt me investitorë… Sa tentativa kemi pasur për privatizim të projekteve të mëdha, kompanitë më kredi, për shkak të zgjatjes së këtyre procedurave e kanë humb durimin dhe janë tërheq komplet nga gara dhe ne kemi përfundua me një ofertë të vetme… Ne duhet të krijojmë kushte shumë atraktive që të jemi atraktiv, Kështu që kemi mëndu që Kosova me tregun e vogël që e ka duhet të krijoj kushte që këta investitorë të vinë dhe një prej këtyre kushte është pikërisht negocimi i drejtpërdrejt. Me ligjin për investime strategjike besojmë që kemi ngrit ën nivel më të lartë transparencën. ligji para së gjitha ju jep mundësi të njëjte investitorëve të huaj dhe të vendit”, tha Bajrami.
Ndryshe mendon anëtari i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, Besim Beqaj.
Ai thotë se investitorët përveç ambientit për të bërë biznes, kërkojnë edhe stabilitet politik. Kjo sipas tij, ka qenë indikator që vitin 2016 të ketë rënie të investimeve të huaja.
“Unë besoj që vitit 2016 –të, nuk ka qenë vit i mirë për investime të huaja të drejtpërdrejta. Normalisht Qeveria është munduar të bëjë disa hapa por që këto hapa kanë qenë më shumë të nivelit kozmetikë se sa hapa të cilët kanë dërguar mesazh të qartë. Duhet ti shtohet kësaj edhe viti jo stabil në kuptimin politik. Para shikueshmëria institucionale ka munguar. Ka munguar edhe niveli i stabilitetit politik. Prandaj në këtë kuptim ne duhet ti shikojmë edhe investimet e huaja dhe tërheqjen e investimeve të huaja”, tha Beqaj.
Ndërsa, Shqipe Pantina, anëtare e komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, thotë se ka shumë gjëra të cilat kanë munguar që investitorët e huaj të joshen.
Sipas saj, kemi shumë të papunë me diploma por nuk janë të gatshme të punojnë, pasi i kanë blerë diplomat apo me lidhje kanë kaluar provimet. Pengesë tjetër, sipas saj, është edhe mungesa e energjisë elektrike, sundimi i ligjit, kërkesa e haraçit.
“Ata kanë nevojë për inxhinier për ndërtimtarë për profesione të ndryshme të cilat tek ne ose mungojnë ose nuk ofrohen në cilësinë e duhur . Përveç infrastrukturës , energjisë elektrike e cila është burimi kryesor pothuajse për çdo biznes e sidomos ato të fushës së prodhimit, nuk kemi të siguruar sundimin e ligjit. Dhe kjo mendoj unë se është problemi kryesor që investitorët nuk duan të vijnë. Përveç kësaj është niveli i lartë i korrupsionit e që është pengesa më e madhe për të cilën tashmë kemi dëgjuar edhe tregime të vërteta , përjetime nga bizneset të ndryshme sidomos ato nga jashtë të cilat kanë qenë të interesuara të vijnë dhe të investojnë këtu por për shkak të harçit, përqindjes që është kërkuar nga zyrtarë të ndryshme qeveritarë ata kanë vendosur të ikin në vende të tjera”, tha Pantina.
Kryetari i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, Muhamet Mustafa, thotë se ka rënie të investimeve por që kjo ndodh të ketë një vit ulje e një tjetër rritje.
“Ka pasur një rënje. Janë diku 220 milion euro. Por zakonisht investimet nga jashtë e kanë njëfarë cikli. Një vit rriten shumë, vitit tjetër janë pak më të vogla. Por përsëri janë më të mëdha se sa dy tre vitet përpara 2015 –ës. Kështu që pritet që në vitet tjera shkojmë sipas një rregulli kanë lëvizje, ulje ngritje por në përgjithësi në nivel më i lartë. Natyrisht që besojmë që ligji për investime strategjike dhe investimet që priten do të kthej këtë trend kah një rritje më e madhe e investimeve të jashtme”, tha Mustafa.
Rënia e Investimeve të huaja, sipas vlerësimeve të fundit të BQK-së, u evidentua veçanërisht në sektorin e patundshmërive dhe në sektorin e shërbimeve financiare, sektor që u karakterizuan me rënie vjetore prej 16.6 milionë, përkatësisht 82.2 përqind./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Edhe sllovenët bojkotojnë dyqanet shkaku i çmimeve të larta
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale