Kanë mbetur më pak se dhjetë ditë deri në skadimin e mandatit të guvernatorit aktual Fehmi Mehmeti dhe ende nuk dihet se kush dhe kur do të emërohet si shef i ri i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Procesi i përzgjedhjes së guvernatorit ka ngecur në Komisionin parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere. Për zvarritjen e përzgjedhjes së guvernatorit, nënkryetari i këtij Komisioni, Mërgim Lushtaku ka kritikuar shumicën parlamentare dhe ka kërkuar përshpejtim të procedurës së përzgjedhjes.
Deputeti nga radhët e PDK-së, dyshon se kjo vonesë mund të jetë e qëllimshme, pasi sipas tij në këtë proces ka edhe ndikim partia në pushtet.
Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për Buxhet nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja nuk është prononcuar lidhur me këtë temë.
Kurse, Lushtaku është shprehur skeptik nëse përzgjedhja e guvernatorit do të bëhet për një afat të shkurtë kohor dhe nëse personi i përzgjedhur do t’i përmbushë kriteret ligjore.
Ai thotë se në bazë të procedurave ligjore e vetmja zgjedhje do të jetë emërimi i një ushtruesi të detyrës së guvernatorit.
Mes tjerash, ai kërkon nga Muja t’i ftojë anëtarët në komision dhe të fillojnë me shqyrtimin e procedurave, pasi që mandati i guvernatorit aktual përfundon më 29 mars.
“Tashmë e dimë që me 29 do t’i skadojë edhe mandati guvernatorit dhe sigurisht në këtë pjesë është një papërgjegjësi e madhe dhe institucionale në këtë drejtim, sepse e dimë çfarë krizash ekonomike po ballafaqohet jo vetëm Kosova, por e gjithë bota, dhe është shumë e rëndësishme që të kemi një stabilitet edhe financiar dhe bankar që duhet të garantojë edhe BQK-ja në këtë drejtim. Dhe sigurisht se kritikat, shqetësimet janë që edhe mazhoranca në këtë drejtim e ka lejuar që të vijë në një lloj destabilititeti edhe financiar me rastin e neglizhimit, degradimit dhe shkeljeve të mëdha ligjore deri te ato të konfliktit të interesit. Ne duhet të mbajmë sa më shpejtë mbledhjen e komisionit dhe kjo është përgjegjësi edhe e kryetarit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. Në këtë drejtim nuk kemi asnjë ftesë si anëtar të komisionit”, theksoi Lushtaku.
Ai thotë po ashtu se e vetmja zgjidhje pas datës 29 mars është që BQK të ketë një ushtrues detyre. E që sipas tij, kjo është e qëllimshme nga ana e anëtarëve të BQK-së dhe mazhorancës.
“Në bazë të procedurave ligjore shohim se e vetmja zgjedhje do të jetë edhe vet mundësia që të ketë një ushtrues detyre të guvernatorit. Dhe me sa duket ky është edhe qëllimi i vet anëtarëve të BQK-së, ndoshta edhe mazhorancës, sepse e dimë shumë mirë që Bashkim Nurboja ka qenë edhe kandidat për deputet në VV dhe si i tillë realisht është ndikuar drejtpërdrejt edhe nga mazhoranca. Për herë të parë drejtpërdrejt anëtarët e bordit të BQK-së janë të lidhur ngushtë me pushtetin dhe kjo është një pasiguri tjetër edhe juridike, financiare, por edhe për vet BQK-në si institucion dhe si kushtetues. Në këtë drejtim bëjë thirrje gjithë mazhorancës që të mos luajnë me fatin e Kosovës sepse e dimë se njëri ndër institucionet më të rëndësishme është BQK. Por, derisa ne po shohim çdo ditë e më shumë po degradohen çdo institucion publik, nuk pres as nga mazhoranca, as nga anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca në krye të BQK-së që të merren seriozisht me paralajmërimet tona dhe të ekspertëve të ekonomisë”, tha mes tjerash ai për KP.
Duke folur për përzgjedhjen e guvernatorit, deputeti Lushtaku tha se edhe vet lista e kandidatëve lë për të dëshiruar.
“Edhe vet lista lë shumë për të dëshiruar. Kemi pritur shumë që një listë që e kanë prezantuar do të jetë me njerëz me kuadrat dhe cilësi të dëshmuar në institucionet publike dhe ndërkombëtare. Fatkeqësisht në këtë drejtim nuk kemi pasur një listë e cila garanton sigurinë financiare të bankave në Kosovë dhe të sigurimeve në përgjithësi, sigurisht edhe vet çështjeve makriofinanciare në Kosovë”, shtoi Lushtaku.
Sipas Lushtakut, ka padrejtësi në përzgjedhjen e kandidatëve për guvernator.
“Neve tashmë na kanë dërguar nga anëtarët e BQK-së në komision disa arsyetime, por do të presim shumë shpejtë të ballafaqohemi me argumente dhe kundër argumente në këtë drejtim. Dhe një ndër shqetësimet e mija apo edhe në çështjet që kam ngritur është edhe çështja e opinionit ligjor që ne duhet të marrim nga Kuvendi i Kosovës se a po shkelet e drejta e njeriut në këtë rast nëse kemi pikë të barabarta dhe i jepet përparësi njërës nga gjinitë, pavarësisht se kemi diskriminim pozitiv, në këtë rast besoj që derisa nuk ka kushtëzim që lista të jetë, 3, 4,apo 5 apo më gjerë nuk është e nevojshme që të eksperimentojmë dhe të mos i japim hapësirë edhe kandidatëve tjerë që i plotësojnë kushtet”, tha Lushtaku.
Fehmi Mehmeti ushtron funksionin e guvernatorit të BQK-së nga data 29 mars 2018, ndërsa ky mandat skadon më 29 mars 2023.
Ndërsa, në fund të muajit të kaluar, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka shqyrtuar listën e kandidatëve për pozitën e guvernatorit të BQK-së. Me këtë rast, katër kandidatë sipas Bordit janë në garë për t’u zgjedhur në krye të BQK-së.
Kandidatë për këtë pozitë janë Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli dhe Shkëndije Himaj.
Ndërkaq, në listën që është dërguar nga Paneli i BQK-së, deputetët e partive opozitare kanë pasur kritika sa i përket mënyrës sesi ka shkuar procesi i përzgjedhjes së guvernatorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania