Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg ka njoftuar se tashmë ky rrjet social ofron shërbime për më shumë se 140 milionë biznese dhe se ka 2.9 miliardë përdorues.
Sipas Zuckerberg, Facebook gjatë viteve të ardhshme është duke punuar në ofrimin e shërbimeve të reja për tregti dhe pagesat online.
“Komuniteti ynë tani ka 2.9 miliardë njerëz që përdorin shërbimet tona çdo muaj dhe më shumë se 140 milionë biznese të vogla. Ky do të jetë një vit i rëndësishëm dhe i ngjeshur me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale [SHBA], për të cilin jemi përqendruar shumë. Gjatë viteve të ardhshme, ne jemi përqendruar në ndërtimin e një platforme sociale private, mjete të reja për tregti dhe pagesa dhe platformën për realitetin virtual”, ka njoftuar Zuckerberg, përcjell Telegrafi.
Ai tregon se përdoruesit e këtij rrjeti social për komunikim më së shumti përdorin mesazhet private.
“Nëpër shërbimet tona, rritjen më të madhe në mënyrën se si njerëzit po komunikojnë vazhdon të vijë nga mesazhe private, grupet e vogla dhe historitë [story]. Aplikacionet në Facebook dhe Instagram janë zhvilluar me shumë mënyra për të bashkëvepruar me njerëzit që ju interesojnë, aplikacionet tona të komunikimit privat janë akoma shumë thjeshta”, shkruan ai.
Kujtojmë se në muajin qershor të 2019-së, Facebook ka prezantuar kriptovalutën e vet me emrin Libra, e që sipas Zuckerbergut misioni i kësaj valuta do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel