ZTE prezanton orën e mençur në linjën Axon

Edhe pse pajisja e re, përkatësisht ora e mençur Axon është lansuar në SHBA, ZTE ka njoftuar se do ta bëjë lansimin e orës së re edhe në Kinë.
Për më shumë, duket se ora e mençur nga kompania kineze është punuar veçanërisht për tregun kinez, pasi që funksionon me sistemin operativ Tencent.
Ora Axon ka ekran 1.4 inç me ekranin 400x400 prej AMOLED, procesor 1.2 GHz, RAM memorie prej 512MB, Bluetooth 4.1 dhe bacteria prej 300 mAh.
Axon ka lansuar edhe tipare të reja në këtë pajisje si mundësinë e kontrollimit të gjesteve, telefonatave, mesazheve tekstuale si dhe monitorimin e ushtrimeve të fitnesit. (Telegrafi)
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































