LAJMI I FUNDIT:

ZRrE i jep leje 40 vjeçare KELKOS-it për prodhim të energjisë me dy hidrocentrale, Ministria Ekonomisë jep sqarime

ZRrE i jep leje 40 vjeçare KELKOS-it për prodhim të energjisë me dy hidrocentrale, Ministria Ekonomisë jep sqarime

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka lëshuar sqarim lidhur me lejet e lëshuara nga ZRrE-ja për operimin me dy hidrocentrale nga kompania “Kelkos Energy”.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se ministri Blerim Kuçi në mëngjes nuk e ka pasur informacionin e plotë për lëshimin e licencës për operim për Kelkosin.

“Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, procesi për pajisje edhe me leje mjedisore nuk e implikon ministrin direkt në proces, pasi rruga administrative e këtyre dokumenteve zhvillohet mes departamenteve dhe Komisionit për Leje Mjedisore, duke përfunduar si proces në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq në njoftim thuhet se kompania ka dështuar të marrë edhe lejen e tretë pasi komisioni ka konstatuar se nuk janë përmbushur kushtet.

Sipas njoftimit, “Kompania ‘Kelkos Energy’, kërkesës për Leje Mjedisore i ka bashkangjitur Pëlqimin Mjedisor për të tri Hidrocentralet.

“Kërkesës për Leje Mjedisore i ka bashkangjitur aplikacionet të ndara për të tri Hidrocentralet veç e veç, po ashtu taksa për Leje Mjedisore është kryer për të tri Hidrocentralet veç e veç”, thuhet në njoftim.

Ministria thotë se kompania ka bashkangjitur Lejet e Përdorimi për “HC– Belaja” dhe “HC– Deçani”, Certifikatën e legalizimit për ndërtimin e tubacionit, veprës së marrjes dhe kabllove elektrike, po ashtu Lejen ujore për “HC– Belaja” dhe “HC– Deçani”, për aprovimin e plotësimit të kushteve ujore, të parapara me lejet ujore paraprake, i ka për secilën veç e veç.

“Për Hidrocentralet HC ‘Belaja’ dhe HC ‘Deçani’, kompania ka arritur të sjell të gjithë dokumentacionin që kërkohet në përputhje me Udhëzimin Administrativ për Leje Mjedisore 07/2017, ndërsa sa i përket HC- ‘Lumëbardhi II’, kompania nuk ka arritur të i përmbush kriteret sipas Udhëzimit Administrativ për Leje Mjedisore 07/2017, për arsye se nuk ka arritur të pajiset me Lejet e shfrytëzimit të ujit dhe Lejet përdorimit të ujit”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, komisioni për Leje Mjedisore, gjatë realizimit të vizitës në terren ka konstatuar së është bërë rehabilitimi i zonës ku janë zhvilluar punimet të HC “Belaja” dhe HC “Deçani, ndërsa të HC “Lumëbardhi II” nuk është bërë rehabilitimi i zonës ku janë zhvilluar punime, për ketë arsye ka mbetur në fuqi përgjigja e datës: 12.10.2020”.

Ndryshe zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar licencat e operimit afatgjatë për dy hidrocentralet e Kelkosit.

Ky vendim është marrë sot në seancën që ka mbajtur bordi i Rregullatorit për Energji.

“Në këtë seancë Bordi ka miratuar Licencat afatgjate për prodhim të energjisë elektrike të ndërmarrjes KELKOS ENERGY SH.P.K për HC Deçani dhe HC Belaja”, thuhet në njoftim e ZRrE-së.

Vendimi është miratuar me tri vota për një kundër, ndërkaq leja është dhënë për 40 vjet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

Ekonomi
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

Ekonomi
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Ekonomi
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

Botë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori