ZRRE-ja ia vazhdon KESCO-s afatin për furnizim të qytetarëve me energji elektrike deri në mars të 2021

Bordi i Rregullatorit për Energji, ka mbajtur sot seancën e tij të pestë me radhë për këtë vit, ndërsa ka marrë vendim që t’i vazhdohet afati i obligimit të shërbimit publik operatorit të furnizimit me energji elektrike KESCO sh.a, për furnizim të konsumatorëve që gëzojnë të drejtën e furnizimit universal, deri më 31 mars 2021.
Vendimi për Obligimin e Shërbimit Publik është marrë fillimisht nga Bordi i ZRRE më 18 janar 2017, me ç’rast është vlerësuar konkurrenca në tregun e energjisë elektrike në vend dhe është konkluduar se nuk ekziston konkurrencë efektive, si pasojë e mungesës së funksionimit të operatorëve të tjerë në tregun e furnizimit me energji elektrike.
“Përkundër që ZRRE ka licencuar deri më tani 8 subjekte juridike për furnizim me energji elektrike, përveç KESCO-s, subjektet e tjera të licencuara për furnizim me energji elektrike në Kosovë, deri më tani nuk janë duke operuar si furnizues aktiv. Prandaj me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, si dhe të parandalimit të abuzimit me pozitën dominuese të furnizimit me energji elektrike, Bordi i ZRRE ka vendosur që t’i vazhdoi KESCO-s obligimin për ofrimin e Shërbimit Publik si Furnizues me Shërbim Universal”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu, në këtë seancë, Bordi i ZRRE ka vendosur që t’i lëshohet licenca për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, ndërmarrjes “Hidroenergji” SH.P.K, për operimin e hidrocentralit “Lepenci 3”, me kapacitet 9.98 MË. Ky vendim është marrë pasi që kompania ka përmbushur të gjitha kërkesat që dalin nga legjislacioni vendor për rregullimin e këtyre aktiviteteve.
“Pjesë e shqyrtimit nga Bordi ka qenë edhe dizajni i ri i faqes së internetit së ZRRE, me ç ‘rast Bordi ka dhënë pëlqimin e tij për lansim duke konsideruar se dizajni i ri i kësaj faqeje është i orientuar drejt një transparence dhe përfshirje të publikut më të madhe në proceset rregullative. Po ashtu, faqja e re e internetit të ZRRE do të ju ofrojë qasje më të lehtë konsumatorëve në informatat të cilat mund të ju nevojiten si edhe palëve të tjera që përcjellin aktivitetet e ZRRE. Bordi ka shqyrtuar dhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit dhe sektorin e energjisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës