Në një kohë kur komunikimi efektiv dhe ndërtimi i besimit janë thelbësore për suksesin e çdo biznesi, trajnerja Atifete Xhemaj me 20 vite përvojë në fusha të ndryshme si shitje dhe menaxhim në Evropë me bagazh profesional, certifikime ndërkombëtare, përfshirë Train the Trainer, Certified Sales Trainer, dhe L&D Support Certification, prezanton një trajnim inovativ të dedikuar për ekipet që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.

Trajnimi "Shitja që sjell besim dhe rezultate" synon të  përgadit pjesëmarrësit me aftësitë e duhura për të ndikuar pozitivisht në performancën e tyre dhe të kompanisë.


Ky trajnim është i planifikuar për të zhvilluar aftësitë efektive në shitje, duke përfshirë praktikën e përditshme, komunikimin e avancuar dhe ndërtimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme me klientët.

Qëllimi kryesor është që pjesëmarrësit të arrijnë një performancë të lartë në cdo fazë dhe cikël të shitjes, të kuptojnë nevojat reale të klientit, të menaxhojnë proceset dhe të ndërtojnë një qasje praktike të përqendruar në ndërtimin e besimit.

Përmbajtja e trajnimit përfshin disa elemente kyçe, aftësitë e një shitësi të suksesshëm dhe çfarë e dallon atë nga të tjerët.

Pjesëmarrësit do të mësojnë 5 fazat e ciklit të shitjes:

-Rëndësinë e dëgjimit aktiv për të shitur me sukses;

-Njohja e refuzimit si një proces dhe jo si një dështim;

-Teknika për mbylljen e natyrshme të shitjes dhe kujdesin pas-shitjes për klientin;

-Po ashtu, do të trajtohet vetë-motivimi i shitësit në kushte sfiduese, një aspekt kyç për të qëndruar të motivuar dhe të suksesshëm.

Trajnimet e tilla janë kyçe për zhvillimin e potencialit të ekipeve dhe ngritjen e kompanive në nivele më të larta menaxheriale.

Me përvojën dhe udhëzimet e Atifete Xhemaj, pjesëmarrësit do të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e tregut dhe për të sjellë rezultate pozitive për veten dhe kompaninë e tyre.

Mos e humbisni këtë trajnim transformues.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij udhëtimi drejt suksesit personal dhe kolektiv.

Regjistrohuni sot dhe filloni të ndërtoni karrierën tuaj në shitje.

Kontaktoni: Tel: +32 472 676046 Kosovë +383 49 119656

Emailxhemajatifete@gmail.com

Website / Social Media: success_skills_international