LAJMI I FUNDIT:

Zorrët ju kërcasin dhe nuk jeni të uritur? Tri arsye pse ndodh kështu, një arsye nuk duhet ta injoroni!

Zorrët ju kërcasin dhe nuk jeni të uritur? Tri arsye pse ndodh kështu, një arsye nuk duhet ta injoroni!
GettyImages

Kur ju ndodh dhimbje barku dhe nuk e keni idenë se cila mund të jetë arsyeja, kushtojini vëmendje gjërave që vijojnë më poshtë!

Lëvizjet e zorrëve janë zakonisht një fenomen i padëmshëm, por ka simptoma që tregojnë se kur është koha për të bërë një kontroll mjekësor, transmeton Telegrafi.


Kur ju kërcasin zorrët, zakonisht ju shkon mendje që nuk keni ngrënë gjatë gjithë ditës. Më pas ndodh kërcitja si një mekanizëm mbrojtës i stomakut dhe trupit tonë.

Megjithatë, ka një kërcitje që ndodh pa e pasur as idenë më të vogël për shkakun e saj.

Përveç kësaj, ju as nuk mund ta dini nëse zorrët tuaja po kërcasin apo të personit që ndodhet pranë jush.

Kërcitja e zorrëve pas ngrënies do të thotë që ushqimi po tretet ose që ajri dhe lëngjet po qarkullojnë nëpër zorrët. Tingujt që ndodhin nënkuptojnë se ka një tkurrje të muskujve, e cila synon të drejtojë ushqimin drejt daljes.

Megjithatë, shkaku mund të fshihet në medikamente, veçanërisht nëse ato janë laksativë ose alergji ndaj ushqimeve të caktuara. Ngërçe të tilla mund të shoqërohen me simptoma të tilla si dhimbje barku, diarre, gjak në jashtëqitje, si dhe ënjtje.

Sigurisht që këto simptoma kërkojnë një vizitë te mjeku dhe ekzaminimet me shumë gjasa do të kryhen në gastroskopi ose kolonoskopi. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se jashtëqitja mund të ndërpritet me çaj xhenxhefili ose nenexhik.

Përveç kësaj, nëse konsumoni shumë sheqer gjatë ditës, zorrët tuaja ka shumë të ngjarë të kërcasin. Për shembull, fruktoza e gjetur në fruta dhe lëngje të gazuara, si dhe sorbitoli, një sheqer që gjendet në fruta, mund të shkaktojnë kërcitje në stomak. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori