LAJMI I FUNDIT:

Zoom largon nga puna 15 për qind të personelit

Zoom largon nga puna 15 për qind të personelit

Kompania e video-konferencave që u bë një emër i njohur kur puna në distancë u rrit gjatë pandemisë COVID-119, pritet të largoj nga puna 1,300 punëtorë.

Reklama

Kjo lëvizje prek rreth 15 për qind të fuqisë punëtore, e cila kohëve të fundit ka pësuar rritje të ngadaltë të përdoruesve dhe rënie të fitimeve.

Zoom po i bashkohet atyre kompanive të tjera teknologjike që po bëjnë “rregullime” të ngjashme.

Shefi ekzekutiv Eric Yuan tha se ai dhe drejtuesit e tjerë do të marrin paga të reduktuara.

“Derisa bota po kalon në jetën pas pandemisë, ne po shohim që njerëzit dhe bizneset vazhdojnë të mbështeten në Zoom. Pasiguria e ekonomisë botërore dhe efekti i saj te klientët tanë, do të thotë që ne duhet të shikojmë nga brenda, por është e rëndësishme të vendosim për veten, në mënyrë që të përballojmë mjedisin ekonomik”, shkroi Yuan në një mesazh dërguar punëtorëve të larguar nga kompania.

Amazon dhe Salesforce janë ndër kompanitë e tjera që kanë njoftuar se do të ketë shkurtime masive të vendeve të punës. Më shumë se 300 firma teknologjike kanë pushuar nga puna afro 100 mijë punëtorë që nga fillimi i vitit.

Të ardhurat e Zoomit u trefishuan gjatë 2020-së dhe u rritën me rreth 55 për qind gjatë vitit 2021, por vitin e kaluar, fitimet e saja ranë ndjeshëm. Aksionet e kompanisë kanë rënë me më shumë se 80 për qind kur ishin në kulmin e tyre më 2020.

Yuan tha se shkurtimet e vendeve të punës do të preknin çdo pjesë të organizatës dhe kishin për qëllim reduktimin e roleve të dyfishta dhe rifokusimin në prioritetet kryesore të firmës.

Në fund, kompania tha se ky ristrukturim do të kushtojë deri në 70 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Opozita dhe pushteti përplasen lidhur me themelimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Opozita dhe pushteti përplasen lidhur me themelimin e Komisionit hetimor për rezervat shtetërore

Ekonomi
Shtimi i sipërfaqeve të ngrohjes, kyçje dhe konsumatorë të rinj – disa nga punët gjatë vitit të fundit të Termokosit

Shtimi i sipërfaqeve të ngrohjes, kyçje dhe konsumatorë të rinj – disa nga punët gjatë vitit të fundit të Termokosit

Ekonomi
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kosovës arrin në rreth 9 miliardë euro, për kokë banori është mbi 5 mijë euro

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kosovës arrin në rreth 9 miliardë euro, për kokë banori është mbi 5 mijë euro

Ekonomi
Nuk kalon marrëveshja për 'Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B', nuk ka kuorum

Nuk kalon marrëveshja për 'Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B', nuk ka kuorum

Ekonomi
Një shëtitje virtuale në VitaLand - vendi ku aventurat nuk kanë kufij

Një shëtitje virtuale në VitaLand - vendi ku aventurat nuk kanë kufij

Vitaland
Përsosmëria e pakrahasueshme e sallamës EXTRA me origjinë sllovene: Pse duhet ta konsumoni para prodhimeve tjera?

Përsosmëria e pakrahasueshme e sallamës EXTRA me origjinë sllovene: Pse duhet ta konsumoni para prodhimeve tjera?

Kosmonte Foods
Kalo në kategori