LAJMI I FUNDIT:

Zonja nga Gobi

Zonja nga Gobi

Në autostradën e qymyrit të Mongolisë, drejt kufirit me Kinën, shoferja e kamionit, Maikhuu Sengee, ëndërron një jetë më të mirë dhe sigurinë financiare për tre fëmijët e saj, transmeton Telegrafi.

Derisa Mongolia po tërhiqet çdo herë e më shumë në orbitën e fuqisë ekonomike të Kinës, shteti është transformuar nga një shoqëri agrare në një shoqëri gjithnjë e më të industrializuar dhe më urbane. Për mongolët, vendet e reja të punës, veçanërisht ato të kryqëzimit të energjisë dhe të minierave, japin mundësi për siguri financiare dhe për arsimimin e brezave të ardhshëm. Por, fjala është një pazar që vjen me shumë kompromise.


Rruga nga minierat e Mongolisë drejt Kinës është e mbushur me aksidente, ndotje toksike, higjienë të keqe dhe tani, në mes të krizës së koronavirusit, shoferët përballen me ditë të tëra të karantinës në kufi.

E bllokuar në një industri të rrezikshme, udhëtimi i Maikhuus pasqyron kostot njerëzore dhe mjedisore të bumit të minierave të Mongolisë

Në film, regjisori mongol Khoroldorj Choijoovanchig i çon shikuesit në botën e Maikhuus që bën jetë të vështirë në “autostradën e qymyrit”, që kalon nëpër shkretëtirën e madhe Gobi. Përpjekja për të siguruar një jetë më të mirë për tre fëmijët e saj, do të thotë t’i lë ata me motrën e saj në kryeqytetin e Mongolisë, në Ulan Bator. Larg shtëpisë ajo përballet me rreziqet e shumta, me dhimbjet e zemrës dhe me mërzi.

Dokumentarin e përgatitur nga ditorja The Guardian, mund ta shihni të plotë në videon e postuar më poshtë. /Telegrafi/