“Qëllimi i krijimit të këtij klubi është që këto takime, që do të jenë të shumta në numër edhe në anëtarësim, t’i shërbejë njohjes së historisë, kulturës, traditës së vendit tonë. Do ishte një kënaqësi e madhe për ne, që kur të mbaroni misionin tuaj të nderuara zonja, të dini ç’të tregoni për Shqipërinë, të keni mall për vendet e bukura dhe historinë tonë”, tha zonja Berisha.

Pjesëmarrëset në Pallatin Mbretëror u njohën më nga afër me historinë e shtetit shqiptar, me familjen mbretërore, si dhe me historinë e asaj periudhe. /Telegrafi/