LAJMI I FUNDIT:

Zjarri shpërthen në një spital në Dusseldorf të Gjermanisë, një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Zjarri shpërthen në një spital në Dusseldorf të Gjermanisë, një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Një zjarr u përhap përmes një spitali në Dusseldorf të hënën natën, duke vrarë një person.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri filloi në katin e dytë të Spitalit Marien, që ndodhet në pjesën veriore të qytetit.


Thuhet se zjarri shpërtheu në një dhomë, afër të cilës u gjet i vdekur një burrë 77-vjeçar.

Siç thuhet tutje, flakët pastaj u përhapën lart dhe në të gjithë pesë katet e spitalit.

Përafërsisht 100 njerëz duheshin trajtuar dhe rreth 72 vuanin nga thithja e tymit. Shtatë nga të lënduarit ishin në gjendje kritike.

Shumica e të plagosurve u transportuan në spitalet e zonës tjetër, por një pacient duhej të dërgohej me helikopter në një klinikë në qytetin e Aachen.

Mbi njëqind zjarrëfikës u përgjigjën në vendngjarje dhe u desh afërsisht një orë për të kontrolluar zjarrin, për shkak të një linje oksigjeni që rridhte, ndërsa viktimat u shpëtuan përmes përdorimit të shkallëve dhe daljeve emergjente, si dhe shkallëve të jashtme.

Shkaku i zjarrit nuk u bë i njohur menjëherë. /Telegrafi/