Një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë banimi në Kazakistan detyroi banorët të kërcejnë nga dritarja, vetëm për t’u pritur nga njerëzit poshtë.

Ndërtesa 16-katëshe u përfshi nga zjarri në Almaty, njëherësh qyteti më i madh në Kazakistan, kur kabllot morën flakë në një bosht ashensori midis katit të pestë dhe të gjashtë, transmeton Telegrafi.


Rreth 300 njerëz u evakuuan nga ndërtesa e përfshirë nga flakët, por disa në katet më të larta u detyruan të kërcenin kur objekti mbulua nga zjarri.

Pamjet të cilat u publikuan në mediet e huaja, tregojnë siç duket një familje tre anëtarëshe që u detyrua të kërcente nga kati i lartë i objektit për të shpëtuar. Nëna si fillim hodhi fëmijën, pastaj u hodh vet, dhe në fund edhe burri i kësaj të fundit.

Derisa u hodhën njëri pas tjetrit, banorët i pritën poshtë me batanije e shilte. Për fat të mirë të tre shpëtuan më mirë.

Nuk dihet se sa persona kërcyen kështu, mirëpo dyshimet janë se kishte pasur më shumë, sipas pamjeve. /Telegrafi/