LAJMI I FUNDIT:

Zjarri në disa depo në Zonën industriale, Policia jep detajet

Zjarri në disa depo në Zonën industriale, Policia jep detajet

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje për zjarrin që përfshiu katër depo në Zonën industriale, të mbushura me pemë dhe perime.

Në raportin e Policisë thuhet se lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

“01.07.2021-16:07. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri janë përfshirë  katër depo të mbushura me pemë dhe perime –prona të katër viktimave meshkuj kosovarë”, thuhet në raport.


Përveç dëmeve materiale që dyshohet të jenë të konsiderueshme, lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. /Telegrafi/