LAJMI I FUNDIT:

Zjarrfikësit ‘luftuan me zjarret’ në Greqi edhe gjatë natës, digjen ferma dhe fabrika

Zjarrfikësit ‘luftuan me zjarret’ në Greqi edhe gjatë natës, digjen ferma dhe fabrika

Zjarrfikësit në Greqi luftuan me zjarret që po ndodhin për të dhjetën ditë radhazi në ishullin Rodos, ndërsa zjarre të reja shpërthyen në mbarë vendin.

Këto zjarre shkatërruan ferma dhe fabrika gjatë natës dhe i lanë fermerët në nxitim për t’i evakuuar kafshët e tyre.

Zjarret në të gjithë Greqine, të cilat janë shtuar nga erërat e forta dhe temperaturat që kalojnë 40 Celsius, vranë dy persona të tjerë në Greqinë qendrore më 26 korrik, duke e çuar numrin e të vdekurve nga zjarret në gjithsej pesë.


Zyrtarët urdhëruan evakuimin e disa komuniteteve në zonën Magnesia, një zonë bregdetare në veri të Athinës e goditur rëndë nga zjarret.

Trupi i një bariu 45-vjeçar është gjetur në një zonë rurale mbrëmjen e së mërkurës, tha zjarrfikësja.

Më herët, autoritetet kishin gjetur trupin e një gruaje, tha televizioni shtetëror ERT. Të dyja këto vdekje i atribuohen zjarreve.

Në Sesklo, një fshat pranë qytetit port bregdetar Volos, mbetjet e djegura të një lope mund të shiheshin në një fermë.

Një zjarr tjetër shpërtheu pranë qytetit të Lamias, në jug të Volos. Banorëve të disa vendbanimeve u është thënë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarrfikësit po tentojnë të shuajnë edhe një zjarr tjetër në ishullin Evia, ku dy pilotë u vranë të martën kur avioni i tyre u rrëzua në një kodër ndërsa po hidhte ujë mbi flakët.

Zona të shumta në Mesdhe janë kapluar nga një valë e të nxehtit të verës në ditët e fundit dhe zjarrfikësit po luftojnë për t’i shuar zjarret në të gjithë rajonin, nga Portugalia në Sicili e deri në Algjeri.

Zjarret e tilla janë të shpeshta në Greqi gjatë verës, por temperaturat më të larta, si dhe moti i thatë, të cilat shkencëtarët ua atribuojnë ndryshimeve klimatike, e kanë kthyer vendin në një pikë të nxehtë mesdhetare.

Brigada e zjarrfikësve tha se më shumë se 500 zjarre janë djegur në Greqi deri më tani këtë vit.

Në Rodos, ku më shumë se 20.000 vizitorë të huaj dhe vendas u larguan nga hotelet dhe shtëpitë buzë detit gjatë fundjavës, zjarret kanë filluar të ulen.

Rreziku nga zjarret mbetet “ekstrem” për disa zona të Greqisë të enjten, tha brigada e zjarrfikësve. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Amerika
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori