LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një banesë në Këlcyrë, digjet brenda 82-vjeçari

foto arkiv
Foto: Ilustrim

Një i moshuar 82-vjeçar ka humbur jetën, pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e së enjtes në Fshatin e Ri, Bashkia Këlcyrë.

Policia thotë se “zjarri ra në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç, ku si pasojë ai u gjet i pajetë brenda në banesë”.


Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. /Telegrafi/