Zjarr i madh përfshin objektet e stacionit të Hekurudhave në Pejë

Një zjarr i madh ka përfshirë sot objektet e stacionit të Hekurudhave në Pejë.
Sipas pamjeve të portalit 'Njeshi', ekipe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin, i cili raportohet se ka kapluar disa deponi brenda hapësirës së stacionit.
Ende nuk dihen shkaqet që mund të kenë shkaktuar zjarrin, ndërsa policia dhe njësitë emergjente janë angazhuar në menaxhimin e situatës.
Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, dhe është në pritje të informacioneve zyrtare rreth rastit.
Redaksia do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja sapo të konfirmohen nga autoritetet. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































