Një ditë më parë në Prishtinë u mbajt Forumi i Bizneseve të Diasporës, ndërsa në këtë forum u bë thirrje për investime nga ana e mërgatës në Kosovë me përfitim të dyanshëm, në këtë periudhë për siç u tha “me situatën më të volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor”.
Të pranishëm në këtë Forum ishin kryeministri Albin Kurti, kryetari i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Lazim Destani, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Diasporës Shqiptare në Austri, Yll Blakaj, drejtoresha e USAID në Kosovë, Zeinah Salahi e përfaqësues të bizneseve.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në këtë Forum theksoi se janë duke punuar që mërgata të jetë pjesë integrale e zhvillimit të Kosovës, atij shoqëror, ekonomik e kulturor dhe janë duke zhvilluar një dialog për të përfaqësuar sa më mirë interesa e tyre në Strategjinë për mërgatën që pritet të finalizohet këtë vit.
Kurti në Forumin e Bizneseve të Diasporës potencoi se tani Kosova ndodhet në situatën më të volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor dhe se investimi në Kosovë paraqet një mundësi përfitimi si kurrë më parë.
“Jemi duke shikuar mënyrat si ta përdorim dijen dhe eksperiencën e marrë jashtë për të zhvilluar vendin…. Jemi në situatë kur kemi nevojë jo më pak për dijen, shkathtësitë, përvojën, etikën e punës së mërgatës e jo vetëm për financat e bazën e tyre materiale”, tha ai.
Kreu i ekzekutivit të vendit gjatë fjalimit të tij tha se zhvillimi i Kosovës është i lidhur drejtpërdrejtë me kontributin e mërgatës në Kosovë.
“Tani më me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, investimi në Kosovë paraqet një mundësi përfitimi si kurrë më parë. Ejani, kontribuoni dhe fitoni. Nuk jemi në të kaluarën kur kemi bërë thirrje për kontribut përmes sakrificës, po kontribut përmes përfitimit të dyanshëm”, u shpreh Kurti.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar dhe hapur për të bashkëpunuar për zhvillimin ekonomik dhe përkrahë nisma që sjellin rritjen e investimeve, e sidomos atyre që janë të fokusuara në eksport.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës ndër të tjera tha se për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik janë duke punuar në fuqizimin e rendit dhe ligjit, me themelimin e Gjykatës komerciale si dhe përmirësimin e të bërit biznes.
Ndërkaq, kryetari i Nderit i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Lazim Destani tha diaspora paraqet kapitalin më të madh jo vetëm ekonomik por edhe social e kulturor.
Ai gjatë fjalës së tij në Forumin e Bizneseve të Diasporës tha se krahas aspektit të investimeve, vlerat e diasporës janë shumë-dimensional, si nga aspekti i transferit të eksperiencave, dijeve, etj.
“Është thënë shumë herë se roli i diasporës shqiptare për zhvillimin ekonomik të vendeve tona është kyç dhe i padiskutueshëm. Diaspora paraqet kapitalin më të madh jo vetëm ekonomik por edhe social e kulturor. Krahas aspektit të investimeve, vlerat e diasporës janë shumë-dimensionale, si nga aspekti i transferit të eksperiencave, dijeve, inovacioneve, kulturave e pse jo edhe të rrjeteve të bashkëpunimit me bizneset dhe kompanitë evropiane nëpër vendet ku ne veprojmë dhe operojmë.
Kontributi dhe rezultatet e diasporës janë evidente. Që nga pavarësia e Kosovës e këndej, viti i kaluar ishte viti me rritje ekonomike më të lartë, rritje madje më e larta në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë paralele, eksporti i ekonomisë së Kosovës në Evropë si dhe rritja e konsumit ishin faktorët e rëndësisë së veçantë të rritjes ekonomike. Eksporti po shënon zhvillim shumë dinamik, madje, jo vetëm me çmimet konkurruese por mbi të gjitha, me standardin e cilësisë konkurruese”, theksoi ai.
Sipas tij, krahas shumë industrive të tjera, industria e përpunimit të drurit për shembull, po depërton në tregjet evropiane përmes cilësisë.
“Krahas shumë industrive të tjera, industria e përpunimit të drurit për shembull, po depërton në tregjet evropiane përmes cilësisë. Kjo sot na duhet, sot nuk ka vepër më të madhe patriotike se sa rritja e eksportit dhe ekonomive tona. Ka akoma shumë hapësirë dhe potencial për përmirësim në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe mendoj se kompanitë e diasporës sonë në Evropë e gjetiu janë urat më të fuqishme lidhëse të këtij zhvillimi. Importet e larta dëshmojnë për mundësitë tona për investime në sektorë që do t’i zëvendësonin produktet e importit.
Pra në të dy krahët, në eksport dhe import të produkteve, shërbimeve dhe kapitalit njëkohësisht ekziston hapësirë dhe potencial i madh që mund dhe duhet të shfrytëzohet. Si në diasporë ashtu edhe në trojet tona ne kemi rini të mrekullueshme, të rinj e të reja, të shkolluar e të përgatitur profesionalisht që e duan punën dhe janë me plot ambicie për të arritur suksese në jetë. Kjo paraqet kënaqësi të madhe për të gjithë ne, dhe ne jemi ata që duhet ta krijojmë hapësirën e veprimit të tyre. Arritja e këtyre synimeve duhet të mbështetet edhe me politikat ekonomike të vendeve tona për lehtësimin e këtyre trendëve”, ka thënë ai.
Ai po ashtu u bëri thirrje autoriteteve shtetërore që ta mbështesin unitetin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare si një vlerë e veçantë kombëtare.
“Për ta përfunduar, si kryetar Nderi i Rrjetit Global të Diasporës sonë, e ndiej si detyrim ta potencoj nevojën e unifikimit dhe ngritjen e nivelit organizativ të strukturave të Rrjetit. Arritja e funksionimit të mirëfilltë të Rrjetit të Diasporës është tejet e rëndësishme, jetike dhe kombëtare. Uniteti, forca e Rrjetit dhe suksesi i tij reflekton në mënyrë të drejtpërdrejtë tek zhvillimi ekonomik dhe uniteti i trojeve tona etnike. Shfrytëzoj nga rasti t’i ftoj edhe autoritetet shtetërore të vendeve tona ta mbështesin unitetin dhe forcimin e Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës sonë si një vlerë me peshë të veçantë kombëtare”, ka thënë ai
Ndërsa, kryetari i Rrjetit të Bizneseve Diasporës Shqiptare në Austri, Yll Blakaj tha se kanë arritur progres në bashkëpunimin e bizneseve të diasporës me ato të Kosovës.
Blakaj gjatë Forumit të Bizneseve të Diasporës tha se rrjetëzimi i anëtarësisë së tyre do të zgjerohet kudo ku ka biznese shqiptare në Evropë.
“Në projektet që kemi pasur konstatuam që kemi shënuar progres në bashkëpunimin e bizneseve të diasporës me ato vendore. Rrjetëzimi do të vazhdojë në të gjitha vendet e Evropës ku jetojnë dhe funksionojnë më së miri…Lidhja e bizneseve dhe sigurimi i tregut në Evropë të vazhdojë me prodhuesit nga Kosova”, u shpreh Blakaj.
Ai gjithashtu i ftoi bizneset nga Kosova që intensifikojnë takimet me bizneset e diasporës.
“I ftoj bizneset nga Kosova që të intensifikojnë takimet me bizneset nga diaspora”, ka thënë Blakaj.
E pranishme në Forumin e Bizneseve të Diasporës ishte edhe drejtoresha e USAID-it në Kosovës, Zeinah Salahi.
Ajo në Forumin e Bizneseve të Diasporës vlerësoi rolin që ka diaspora në Kosovë, ndërsa theksoi se mërgata e Kosovës është një kombinim i fuqishëm i njohurive rreth tregut dhe dashurisë së madhe për vendin.
Salahi kërkoi nga bizneset që të mbajnë kontakte me Qeverinë e Kosovës, ndërsa tha se industria e eksportit është rritur në vend.
“Të gjithë ne jemi duke punuar rreth një synimi të përbashkët që të ndihmojmë në krijimin e një mundësie më të mirë ekonomike për bizneset e juaja dhe për njerëzit e Kosovës. Diaspora e Kosovës shpesh janë të njohur për përkushtimin e tyre të madh ndaj shtetit të tyre. Industria e eksportit është rritur në Kosovë dhe është duke ju përgjigjur standardeve zhvilluese. Brendi i Kosovës është duke u zhvilluar dhe duke treguar një konkurrencë të lartë të cilësisë. Diaspora e Kosovës është një kombinim i fuqishëm i njohurive të mëdha të tregut dhe dashurisë së madhe për Kosovën. Është një përkushtim i jashtëzakonshëm i këtyre të rinjve”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025