Në Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës sot kanë ndodhur zhvillime dramatike. Fillimisht kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik, paraqiti kërkesën për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Presidencës me një pikë të rendit të ditës, transferimin e Ambasadës së B e H nga Tel Avivi në Jerusalem. Në të njëjtën kohë, anëtari kroat në Presidencën e B e H, Zeljko Komsic, kërkoi gjithashtu një seancë të jashtëzakonshme me propozim që B e H ta njohë Kosovën.
Siç shkruan portali boshnjak “Klix.ba”, fillimisht anëtari i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës nga Republika Serbe, Milorad Dodik, dërgoi kërkesën mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, me vetëm një pikë në rendin e ditës: “Propozimi i Vendimit për ndryshimin e selisë së Ambasadës së Bosnjës dhe Hercegovinës në shtetin e Izraelit”, transmeton Telegrafi.
Kjo kërkesë erdhi pasi anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq dhe Zeljko Komsic, vlerësuan se propozimi i Dodikut për të zhvendosur Ambasadën e Bosnjës dhe Hercegovinës në shtetin e Izraelit nga Tel Aviv në Jerusalem ishte populist dhe jo real.
Sipas dokumentit, të cilin e ka sigurua portali ‘Klix.ba’, kërkesa e Dodikut është që seanca të mbahet nesër në orën 11:00.
Megjithatë, është interesante se ndërkohë, pati një kërkesë për të mbajtur një mbledhje tjetër e jashtëzakonshme e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, në orën 10:45, vetëm 15 minuta para mbledhjes së kërkuar nga Milorad Dodik.
Bëhet fjalë për një kërkesë nga kabineti i anëtarit të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsic. Nga kabineti i Komsicit kanë kërkuar që në mbledhje të jashtëzakonshme të shqyrtohet “Propozimi i Vendimit për njohjen e Republikës së Kosovës”.
Në kërkesën e tij, Dodik thekson se sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin është i padiskutueshëm. Ai gjithashtu numëron shtetet të cilat kanë zhvendosur deri më tani ambasadat e tyre nga Tel Aviv në Jerusalem.
Deri më tani, vetëm tri shtete e kanë bërë këtë dhe disa shtete të tjera kanë zyra të hapura në Jerusalem.
Të përkujtojmë se me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, Serbia mori përsipër të zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem deri në korrik 2021. Ndërsa Kosova, e cila do të marrë njohje nga Izraeli, do të bëjë të njëjtën gjë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës