LAJMI I FUNDIT:

“Zhurma e fik Viniciusin” – shqetësime te Real Madridi për brazilianin

“Zhurma e fik Viniciusin” – shqetësime te Real Madridi për brazilianin

Vinicius Junior rrallë kalon nëpër një ndeshje pa u vënë re. Braziliani, për mirë apo për keq, është në qendër të çështjeve për Real Madridin, por shqetësimi për mentalitetin e tij po rritet.

Kundër Athletic Bilbaos të dielën mbrëma, ai nuk arriti të fitonte betejat e tij në pjesën më të madhe në anën e majtë, duke u dalluar shumë më tepër për grindjet e ndryshme me lojtarët baskë.

Carlo Ancelotti u ankua pas ndeshjes se Vinicius vazhdimisht merrte presion shtesë nga kundërshtarët dhe tifozët, duke kërkuar ‘pak më shumë respekt’.


Gjithnjë e më shumë, këto grindje janë bërë temë e Vinicius këtë sezon, duke i fituar atij një reputacion me lojtarët dhe tifozët e tjerë. Marca ka titulluar një artikull “Zhurma e fik Viniciusin” duke iu referuar se larg Santiago Bernabeut, braziliani nuk është në gjendje të ushtrojë të njëjtin ndikim në lojëra, përkundrazi zhytet në beteja.

Ndërsa ata i referohen faktit që Vinicius ishte i përfshirë shumë në rikthimin e Real Madridit të enjten e kaluar kundër Villarrealit, statistikat i mbajnë këto shqetësime.

Që nga gushti, braziliani nuk ka shënuar apo asistuar jashtë shtëpisë në La Liga. Duke qenë se Vinicius është, së bashku me Karim Benzema, burimi i tyre më i madh i golave, është bërë një çështje kronike për Los Blancos.

Ndërsa Ancelotti nuk do të dëshirojë ta vë Viniciusin nën presion, ai do të duhet të kanalizojë me kujdes temperamentin e tij. Derisa të mësojë ta kontrollojë më mirë, do të vazhdojë të jetë në shënjestër të lojtarëve kundërshtarë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori