LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski: Cili ligj e lejon Çairin të vendos monumente në ‘Qendër’?

Zhernovski: Cili ligj e lejon Çairin të vendos monumente në ‘Qendër’?

Kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, sot i dërgoi një letër kryetarit të komunës së Çairit, i cili kërkon informacion mbi angazhimin e Çairit në lidhje me vendosjen e monumenteve natës në mes 21 dhe 22 maj në territorin e Komunës Qendër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Ne dërgojmë këtë kërkesë deri te ju, në mënyrë që të marrim informacion në lidhje me angazhimin tuaj në vendosjen e monumenteve të cilat janë vendosur në natën mes 21 dhe 05.22.2016 në territorin e Komunës Qendër – Shkup. Në vendosjen e monumenteve jemi informuar nga media, edhe pse jemi si bartës të Els të marrëveshjes për furnizim të të njëjtëve.
Në fakt, ju si Komunë, lëshuat një deklaratë për mediat që ju jepni mbështetje logjistike për vendosjen e monumenteve.
Në mënyrë që Komuna Qendër të kryejë përgjegjësitë e veta ligjore dhe për të vepruar në përputhje me marrëveshjen e prokurimit publik për të hedhur monumentet bronzi, që përfundoi në fillim të vitit 2012, ju lutemi të na jepni me informacionin e mëposhtëm:
– Në cilën pjesë Komuna Çair – Shkup ka pasur angazhimin e saj rreth vendosjes së monumenteve;
– Në bazë të cilit ligj dhe kompetencë ligjore, Çairi ndihmon ose jep mbështetje logjistike për ngritjen e monumenteve në Komunën Qendër”, shkruan Zernovski në letrën e dëguar Komunës. /Telegrafi/