LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e gazetarit, Turqia kërkon të kontrollojë konsullatën saudite

Zhdukja e gazetarit, Turqia kërkon të kontrollojë konsullatën saudite

Pas zhdukjes pa lënë asnjë gjurmë në konsullatën saudite në Stamboll, autoritetet turke kërkojnë që të zhvillojnë një kontroll në ambientet e kësaj konsullate për gazetarin kritik të ashpër të regjimit saudit, Jamal Khashoggi.

Policia turke mendon se 59-vjeçari Jamal Khashoggi është torturuar në mënyrë çnjerëzore, është vrarë e trupi i tij është prerë në copa.

E gjithë kjo, sipas efektiveve turq, ka ndodhur brenda ndërtesës ku Khashoggi kishte shkuar të siguronte dokumentet zyrtare për ceremoninë e vet të martesës, që duhet të zhvillohej së shpejti shpejt.


Burime policore pretendojnë se vrasja e 59-vjeçarit është filmuar e gjitha dhe videoja është nxjerrë jashtë vendit. Përpara ngjarjes, 15 shtetas sauditë, mes të cilëve edhe disa zyrtarë, rezulton të kenë mbërritur në Stamboll brenda ditës së martë me dy fluturime dhe kanë qenë në konsullatë në të njëjtën kohë me gazetarin.

Policia turke është e bindur se vrasja është kryer nga një ekip i dërguar në Stamboll posaçërisht për këtë qëllim e që më pas, është larguar nga qyteti brenda ditës. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori