Zhduket një grua në Mitrovicë, rasti po hetohet

Një grua është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00 në fshatin Kçiç i Madh, në Mitrovicë.
Ndërkaq siç bëhet e ditur rasti është duke u hetuar.
“Më 16.09.2025 është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































