Zhbllokohet magjistralja Kaçanik-Hani i Elezit

Rruga e cila ishte bllokuar në orët e mbrëmjes nga rrëshqitjet e gurëve në magjistralen Kaçanik - Hani i Elezit, përkatësisht tek tuneli i dytë është zhbllokuar.
Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin, Basri Shabani nga Policia e Kosovës, në Rajonin e Ferizajt.
Sipas tij, gjatë orëve të mbrëmjes të së martës ka pasur shembje dheu dhe një gur i madh kishte bllokuar këtë rrugë për disa orë.
“Ka pasur shembje të dheut dhe një gur i madh kishte bllokuar rrugën, por është larguar nga kompania. Një shirit ka qenë në rrugë derisa kompania e ka zhbllokuar komplet rrugën”, ka thënë Shabani. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Nga
Telegrafi
30/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































