LAJMI I FUNDIT:

Zharku: Pagesa prej 53 milionë euro për autostradën është joligjore

Zharku: Pagesa prej 53 milionë euro për autostradën është joligjore

Deputeti i LDK-së dhe ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria e Isa Mustafës sipas kontratës ka aprovuar vlerën prej 14.78 milionë euro dhe çdo cent i paguar mbi këtë shumë është joligjor dhe jo kontraktual.

“Përgjegjësia e ime personale dhe e Qeverisë në krye me Isa Mustafën dhe komisioneve ndërministrore është se në kemi aprovuar 14.78 milionë euro, që është e paraparë me kontratë. Çdo cent i paguar mbi këtë shumë është joligjor dhe jo kontraktual”, ka thënë Zharku.

Ai ka treguar se është dashur të ndërpriten shumica e investimeve kapitale për ta përmbyllur kontratën për autostradën “Arbën Xhaferi”.


“Së pari kontrata është lidhur në kohën kur nuk ka pasur mjete, në Kornizën Financiare Afatmesme të Shpenzimeve kanë qenë të paraparë 330 milionë euro për autostradën ‘Arbën Xhaferi’, është lidhur kontrata me 600 milionë euro. Me marrjen e qeverisë është dashur të ndërpriten shumica e investimeve të tjera kapitale për ta përmbyllur këtë kontratë”, ka thënë ai.

Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka
Lexo po ashtu Qeveria i jep 53 milionë euro Bechtel & Enka

Ndryshe, Qeveria ka miratuar kërkesën për kompensimin e konsorsiumit “Bechtel & Enka” për zgjatjen e kontratës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori