Zgjidhet misteri i vrasjes së portierit anglez, lojtari kundërshtar e goditi tinëzisht me një grusht

Futbollisti anglez, McKenzie Dicicco është dënuar me gjashtë vite e tetë muaj burg për vrasjen e një futbollisti gjatë një sulmi në një stacion treni.
Dicicco u shpall fajtor për vrasjen e futbollistit më të njohur James Hitchcock në një sulm të pabesë nga pas, që gjykata e cilësoi si një akt frikacak.
Hitchcock, 30-vjeçar, i cili luante për Barton Town, pësoi një dëmtim fatal në kokë gjatë një përplasjeje në një stacion autobusi dhe vdiq në spital tri ditë më pas.
Ngjarja ndodhi në stacionin e trenit të Yorkut, ku Hitchcock po kalonte një mbrëmje.
Ai dhe Dicicco nuk njiheshin më parë; rrugët e tyre u përplasën pasi Dicicco, i dehur, u nxor nga një bar dhe po përpiqej të merrte trenin për në shtëpi.
Gjatë përleshjes me disa kalimtarë, Dicicco goditi Hitchcockun nga pas, ndërsa ky i fundit ishte duke ngrënë në një restorant në stacion.
Prokurori Paul Greaney e përshkroi sulmin si “të tmerrshëm dhe frikacak”, duke theksuar se Hitchcock nuk e pa dot sulmin dhe nuk pati mundësi t’i mbrohej.
Pas sulmit, Hitchcock u dërgua me urgjencë në spital me një plagë të rëndë në kokë dhe ndërroi jetë më 18 dhjetor 2024, si pasojë e dëmtimeve. /Telegrafi/

















































