LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Maqedoni mund edhe mos mbahen më 5 qershor

Zgjedhjet në Maqedoni mund edhe mos mbahen më 5 qershor

Faktori ndërkombëtar në disa raste ka përmendur dhe ka rekomanduar që thelbësore për mbajtjen e zgjedhjeve është plotësimi i kushteve të cilat janë përcaktuar në Marrëveshjen e Përzhinos e që janë: pastrimi i listave zgjedhore, reformat në media dhe ndarja e partisë nga shteti.

Sipas analistëve ndërkombëtarët me porositë e tyre ishin të prerë që në fillimin e bisedimeve në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos.


Profesori universitar Denko Maleski thotë se nëse bota perëndimore vendos të qendrojë fortë në atë që është dakorduar, që të krijohen kushte për zgjedhje të rregullta demokratike, duke përfshirë obligime që i kemi: pastrimi i listës së zgjedhësve, ndarjen e partisë nga shteti dhe reformat në media, atëherë para se të vendoset që të shkohet në zgjedhje duhet të bëhet një analizë e asaj se sa janë plotësuar këto kushte.

“Nëse nuk ka përparim, nuk është e llogjikshme të shkohet në zgjedhje, sepse zgjedhjet do të jenë burim i një konfliktit të ri. Ne kemi nevojë për zgjidhje, e zgjidhja është plotësimi i tre kushteve që përmenda më herët”, u shpreh Maleski.

Si çështje mjaftë serioze dhe që do të ketë impakt në krizën politike është edhe vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese vetëvrasje e demokracisë së Maqedonisë”, theksoi Maleski.

Politologu Deniz Memedi vlerëson se qëndrimi i faktorit ndërkombëtarë që nga fillimi ishte i prerë. “Të shkohet në zgjedhje me të gjitha kushtet e plotësuara të dalë nga marrveshja e Përzhinës.

Kjo u përsërit disa herë edhe nga përfaqësuesit e BE dhe SHBA-së por edhe nga Ambasadat e shteteve të mëdha. Shohim që kemi afër 500 mijë votues e drejta e votës të cilëve duhet të kontrollohet. Verifikimi dhe pastrimi i kësaj liste kërkon kohë që realisht është situatë skeptike se a mundë të mbërrihet të përmbyllet kjo ҫështje. Kemi problemin e mediave ku ende kemi informim jo të balancuar mediatik. Dy ҫështje kruciale që ende nuk zgjidhen, ndërkohë partitë në pushtet sidomos partia maqedonase VMRO-DMPNE me ҫdo kushtë insiston datën 5 qershor për të shkuar në zgjedhje, nga shkaku se për ta shkuarja sa më herët në zgjedhje do të jetë jetike duke i pasur parasyshe ngjarjet e fundit”, tha Memedi.

Problematika tjetër sipas Memedit, ndërlidhet me vendimin e gjykatës kushtetuese.

“Me këtë vendim dalin në pahë dy ҫështje. E para ky vendim do të minon punën dhe mundin e prokurorisë speciale e cila është duke i procesuar pikërishtë rastet që knë të bëjnë me vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve. Të paditurit dhe të gjykuarit për këto vepra të nesermen kryetari i shtetit edhe pse kanë bërë krime të rënda mundë t’i liron nga burgu. Dhe ҫështja e dytë ka të bëjë me atë se hipotetikisht po që se kryetari i shtetit do ishte ndokush që nuk është ndjekës i politikave të VMRO’s vallë a do sjellte këtë vendim gjykata kushtetutese”, deklaroi për Portalb Memedi.

Kujtojmë deklaratën e fundit të ambasadores gjermane Kristine Althauzer, në tribunën e organizuar nga organizata joqeveritare “Civil” në temën “Pluralizmi dhe kriza politike”.

“Askush nuk e di nëse me të vërtetë do të ketë. Zgjedhjet nuk shënojnë fundin e një procesi por janë një nga hapat e shumtë që vendi duhet ti merë për ta kthyer perspektivën e saj euroatlantike. Marrëveshja e Përzhinës është ende e gjallë, aktive, disa pjesë tanimë janë zbatuar, ndërsa për disa pjesë po mbahen bisedime. Cilado qoftë qeveri që do të formohet pas zgjedhjeve duhet të thirret në përgjegjësi në raport me politikën euroatlantike në bazë të përgjegjësive të parapara në këtë Marrëveshje”.

Ndryshe, bisedimet për media kanë mbaruar pa asnjë përafrim qëndrimesh dhe vullnet për reforma në media. Që do të thotë se Maqedonia është larg plotësimit të kushteve, edhe përkundër pretendimeve të pushtetit të mbahen zgjedhje pa reforma, më 5 qershor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori