Më 17 tetor 2021 qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm që do të udhëheq për katër vitet e ardhshme me komunën e tyre.

Tashmë kur edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore e partive politike, qytetarët kanë mundësinë që të shohin premtimet dhe programin qeverisës që po ofrojnë kandidatët për kryetar.


Në zgjedhjet lokale nga 158 kandidatë për kryetar në 38 komuna, vetëm 12 prej tyre janë kandidate gra që në këto zgjedhje synojnë të marrin votat e qytetarëve për të qeverisur me komunat përkatëse, shkruan Telegrafi.

Nga subjektet politike me numrin më të madh të kandidatëve gra në këto zgjedhje prinë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me katër kandidate gra, në komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan dhe Podujevë.

Pas PDK-së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me tri kandidate gra në Deçan, Drenas dhe Ferizaj. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në këto zgjedhje ka kandiduar vetëm dy kandidate gra në Gjakovë dhe Dragash.

Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kandiduar vetëm një grua për kryetare dhe atë në komunën e Drenasit. Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, në këto zgjedhje nuk kanë asnjë kandidate grua. E nga Lista Serbe në dy komunat Ranillugë dhe Garaçanicë janë dy kandidate gra.

Telegrafi më poshtë ua sjell emrat e 12 kandidatëve gra për kryetare të komunave: Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Screenshot 1 25 e1632820678962

Ardiana Qorraj- Deçan

Arbnesha Kuqi PDK

Arbenesha Kuqi- Gjakovë

Florete Zejnullahu PDK

Floretë Zejnullahu- Podujevë

Leonora Morina Bunjaku PDK

Leonora Morina-Bunjaku- Gjilan Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Hyri Dobrunaj LDK

Hyri Dobrunaj- Deçan

ldk gllareva

Anduena Gllareva- Drenas

Sibel Halimi LDK

Sibel Halimi- Ferizaj Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

152611854 10157438544375916 1543630406370324823 n

Mimoza Kusari-Lila – Gjakovë

Kaltrina Salihu LVV

Kaltrina Salihu - Dragash Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Arta Ahmeti Xhylani AAK

Arta Ahmeti- Xhylani- Drenas Lista SerbeKatarina Ristiq-Iliq - Ranillug Liljana Subariq- Graçanicë

Në zgjedhjet e 17 tetorit sipas KQZ të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë. Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 883, me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale me 17 tetor do të jetë 41,012 votues. /Telegrafi/