LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor, ose më 29 shtator?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor, ose më 29 shtator?

Qytetarët e Kosovës, me shumë gjasë, do të votojnë parakohshëm, në nivel kombëtar, më 6 tetor. Kjo është data më e mundshme për zgjedhjet e reja, te cilat bëhen të domosdoshme pas shpërndarjes së pritshme të Kuvendit, që është paraparë të ndodhë nesër.

Një datë tjetër që është përmendur, është 29 shtatori, por për të dielën e fundit të këtij muaji ka më pak mundësi të votohet, njofton Klan Kosova.

Pika 2 e nenit 66 të Kushtetutës së Republikës thotë që zgjedhjet e reja, në raste të shpërndarjes së Kuvendit, mbahen jo më vonë se dyzetë e pesë ditë pas shpërndarjes.

Të dyja këto data, pra 29 shtatori dhe 6 tetori janë brenda periudhës së paraparë ligjore, nëse legjislatura e 6-të e shpallë veten të pavlefshme, nesër.

Data e shpalljes së zgjedhjeve është kompetencë e presidentit. Hashim Thaçi pritet ta bëjë të ditur ditën e votimit, të premten.

Po ashtu mësohet se fushata parazgjedhore do të zgjasë 10 ditë. Në rast se votohet më 6 tetor, atëherë subjektet politike do të kenë të drejtë të bëjnë kampanjë të ligjshme elektorale nga 24 shtatori deri më 4 tetor.

Dita pasuese, pra 5 tetori, do të jetë heshtje zgjedhore, e cila zgjatë edhe të dielën, deri në orën 19, kur sipas ligjit mbyllen vendvotimet.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori