LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet e modës vjeshtore të Olivia Palermos: Asgjë e thjeshtë dhe e reduktuar, vetëm le të shpërthejë!

Zgjedhjet e modës vjeshtore të Olivia Palermos: Asgjë e thjeshtë dhe e reduktuar, vetëm le të shpërthejë!
profimedia

Prej vitesh i ndjekim zgjedhjet e saj, ajo na jep pak kurajë për të provuar diçka që mund të mos kishim guxuar kurrë ta bënim më parë

Prerjet e lehta për t’u veshur që balancojnë mes klasikes dhe modernes, forma asimetrike, modele mbresëlënëse dhe eleganca e përjetshme janë zgjedhjet e shpeshta të bukuroshes njujorkeze, transmeton Telegrafi.


Për sezonin vjeshtë-dimër 2021, Olivia me kombinimet dhe pjesët e saj të guximshme thotë se koha për veshje komode si tuta dhe atlete është pas nesh.

Ajo kombinon modele të guximshme, perishane, pupla, lëkurë në mënyrën e saj. Nuk ka njeri që vishet si ajo dhe për këtë arsye ajo është frymëzimi ynë i përjetshëm.

Pra, le të shohim se çfarë ka në dollapin e bukuroshes Olivia Palermo këtë vjeshtë:

1. Kostum pelushi

2. Miks dizajni dhe teksture

3. Xhaketë me perishane

4. Pupla

5. Lëkura nga koka te këmbët

6. Fustan i zi i vogël

7. Mushama elegante

/Telegrafi/