Në një intervistë për Alsat M, Audrey Glover, shefe e misionit të OSBE-ODIHR në Maqedoni foli për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni dhe rolin e tyre në vëzhgimin dhe në fund raportimin e rrjedhës ë procesit zgjedhor në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Znj. Glover a mund të na thoni cili është roli i ODIHR-it në këto zgjedhje lokale?
“Po, me kënaqësi. Në fakt, ne jemi këtu me ftesë të ministrit të jashtëm. Kemi qenë këtu që nga 11 shtatori. Një javë pasi arritëm na u bashkëngjitën disa vëzhgues afatgjatë, 20 prej tyre, të cilët u informuan dhe u shpërndanë përreth vendit. Vetëm një ditë para ditës së zgjedhjeve na u bashkëngjitën rreth 200 vëzhgues afatshkurtër, të cilët po ashtu u informuan dhe u shpërndanë përreth vendit. Po ashtu na u bashkëngjit edhe Këshilli I Kongresit Evropian të autoriteteve lokale. Pra mbi 200 njerëz vëzhgojnë gjatë ditës së zgjedhjeve.”
Kur do ta publikojë ODIHR-i raportin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve lokale dhe si ishte rrethi i parë i zgjedhjeve?
“I gjithë procesi zgjedhor nuk ka mbaruar akoma, sepse akoma nuk e kemi pasur rrethin e dytë dhe mund të ketë ankesa për rrethin e dytë të cilat po ashtu duhet të shqyrtohen. Siç duket në këtë fazë ne akoma nuk e kemi parë gjithë fotografinë dhe nuk mund të komentojmë. Por ne kemi thënë në rrethin e parë se ka kornizë ligjore, e cila mundëson mbajtjen e zgjedhjeve demokratike nëse implementohet.”
Cila është rëndësia e këtyre zgjedhjeve lokale për demokracinë e vendit tonë?
“Të gjitha zgjedhjet janë të rëndësishme, sepse i mundësojnë votuesit të votojë dhe kështu të bëjë një zgjedhje mes kandidatëve. Pra kandidatët do të duhet të kenë mundësi të bëjnë kampanjë në një fushë të barabartë të lojës dhe votuesit do të duhet të kenë mundësi të bëjnë një zgjedhje. Ne gjithmonë kemi menduar se zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme, sepse votuesi është shumë më i interesuar për problemet e tij lokale, si për shembull çështja e mbledhjes së mbeturinave, rrugët etj. Prandaj është shumë e rëndësishme që në zgjedhjet lokale të sigurohemi se votuesi ka mundësi të sheh se me çfarë ka të bëjë kampanja, çfarë thonë kandidatët. Këto zgjedhje janë mjaftë interesante sepse ka pasur shumë takime që iu kanë mundësuar njerëzve të kuptojnë se çfarë do të bëjnë kandidatët e nominuar”.
A keni ndonjë mesazh për qytetarët tanë, partitë politike dhe institucionet kompetente?
“Nuk është roli ynë të japim mesazhe, sepse ne jemi këtu për të vëzhguar. Pra nuk ndërhyjmë aspak në proces, në asnjë mënyrë. Nuk jemi politik, jemi tërësisht të paanshëm. Por kuptohet se përderisa po vëzhgojmë zgjedhjet ne do të donim të shihnim njerëzit që kanë të drejtë ligjore për të votuar, të dalin e të votojnë.”/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pjnwdDHC8vw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zjarri-hoteli-380x233.jpg)
Pamje të reja nga zjarri që përfshiu hotelin në Brezovicë
![Ministria e Shëndetësisë njofton për një intervenim të rrallë shëndetësor, të kryer në Klinikën e Ortopedisë në Shkup](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-15-175511-380x233.png)
Ministria e Shëndetësisë njofton për një intervenim të rrallë shëndetësor, të kryer në Klinikën e Ortopedisë në Shkup
![Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kutia-vota-380x233.jpg)
Hapen kutitë e dyshimta të votimit në Gjakovë, s’ka detaje rreth hetimeve për manipulim
![KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-votave-e1739639847666-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve
![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![LDK e LVV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lvv-ldk-1-780x439.jpg)
LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-6-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara